75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / A. M.

BE i kërkon Bjellorusisë të mos marrë pjesë në sulmin rus ndaj Ukrainës

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kërkuar nga Bjellorusia që “të mos marrë pjesë” në sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një thirrje drejtuar Bjellorusisë dhe popullit të saj gjatë një konference për media në selinë e NATO-s, Michel thotë: “Ju keni zgjedhjen të mos ndiqni veprimin shkatërrues të Rusisë. Ju keni zgjedhjen të mos merrni pjesë në këtë tragjedi të panevojshme kundër fqinjëve tuaj në Ukrainë”.

Bjellorusia, një aleat rus që kufizohet me Ukrainën në veri, po lejon dhjetëra mijëra trupa ruse të kalojnë nga kufiri i saj në Ukrainë, sipas qeverisë së Ukrainës.

Lukashenko tha më herët se presidenti rus Vladimir Putin e kishte telefonuar për ta informuar për operacionin e tij ushtarak kundër Ukrainës. Ai tha se forcat kombëtare të Bjellorusisë “nuk po marrin pjesë në këtë operacion”, shkruan BBC