75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

BE: Izraeli shkeli ligjin ndërkombëtar në sulmin kundër Katarit

Bashkimi Evropian tha se sulmi në Doha të martën mund të çojë në më shumë konflikt në Lindjen e Mesme, në një nga deklaratat më të forta deri më sot nga blloku 27-vendesh, sipas AP.

“Sulmi ajror i sotëm nga Izraeli kundër udhëheqësve të Hamasit në Doha shkel ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial të Katarit dhe rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në rajon”, tha Anouar El Anouni, një zëdhënës i Komisionit Evropian, në një deklaratë të postuar në internet nga trupi diplomatik i BE-së.

“Çdo përshkallëzim i luftës në Gaza duhet të shmanget – nuk është në interesin e askujt. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet drejt një armëpushimi në Gaza”, tha ai.