BE-ja bllokon edhe disa asete ruse
Bashkimi Evropian ka njoftuar bllokimin e disa aseteve ruse.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se ky bllokim do të jetë për një kohë të pacaktuar, shkruan IndeksOnline.
“Kjo siguron që deri në 210 miliardë euro fonde ruse të qëndrojnë në tokën e BE-së, përveç nëse Rusia i paguan plotësisht dëmshpërblimet Ukrainës për dëmet që ka shkaktuar.
Ne vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë derisa ajo t’i marrë seriozisht negociatat” deklaroi Kallas.
Nga ana tjetër, Këshilli Evropian, në një takim javën e ardhshme, do të mblidhet për të siguruar nevojat financiare të Ukrainës për vitet e ardhshme.

