14:00 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë kontratën 26.5 milionë euroshe për luftimin e COVID-19

Bashkimi Evropian ka ndihmuar Kosovën me 26.5 milionë euro në luftë kundër koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Kryeministri Avdullah Hoti si dhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej 26.5 milionë eurosh.

Këto para janë të destinuara për luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe për të adresuar sfidat ekonomike,.

Szunyog tha se bota dhe Kosova po kalon në një periudhë të vështirë, mirëpo se në këtë sfidë janë të gjithë së bashku.

“Këto janë kohë të vështira, por jemi bashkë në këto kohë”, tha ai./IndeksOnline/