BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.
Orav tha se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.
Happy to welcome the EU Election Observation Mission (EOM) Core Team to 🇽🇰 Kosovo today.
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 9, 2025
The EOM will monitor the 9 Feb 2025 elections, reaffirming the 🇪🇺 EU’s commitment to democracy & the importance of a credible, inclusive & transparent electoral process. pic.twitter.com/rMiR8yw00A
“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë sot. Misioni i Vëzhgimit do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafrimuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, shkroi Orav.
Theksojmë se Bashkimi Evropian përmes monitoruesve të vetë ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë edhe më herët./Indeksonline/