75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 14 Mars 2025 / S Z

BE-ja e konfirmon: Sorenseni në Kosovë, më 17 mars

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të qëndrojë në Kosovë javën e ardhshme, nga data 17 deri me 19 mars.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së.

“Përfaqësuesi special i BE-së Peter Sorensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur menjëherë pasi të vizitojë rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Sorensen ka zëvendësuar paraardhësin e tij, Miroslav Lajçak.