BE-ja i dhuron donacion veturash Elektroseverit
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/111a.png)
Bashkimi Evropian i ka dhuruar si donacion 4 vetura të përdorura Elektroseverit dhe 1 OJQ-së Mitrovica.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Përmes një postimi në platformën X, Szunyog deklaroi se këto automjete do të ndihmojnë Elektroseverin të dhurojnë shërbime energjetike për qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe do të ndihmojnë në punët ditore të OJQ-së Mitrovica.
“Kënaqësi t’i dhuroj 4 makina të përdorura për Elektrosever-in dhe 1 për OJQ Mitrovica, dje. Këto automjete do të ndihmojnë Elektrosever-in të ofrojë shërbime të besueshme energjetike për qytetarët në veri të #Kosovës dhe do të mbështesin punën e përditshme të OJQ-së Mitrovica në terren”, shkroi Szunyog.
A pleasure to donate 4⃣ used vehicles to Elektrosever and 1⃣ to NGO Mitrovica yesterday.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 5, 2024
These vehicles will help Elektrosever provide reliable energy services to the citizens in the north of #Kosovo & will support NGO Mitrovica’s daily work on the ground. pic.twitter.com/opTkhjRCOH