75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / F.R

BE-ja jep 7.5 milionë euro për sektorin energjetik në Kosovë

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke rikonfirmuar përkushtimin e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet janë disbursuar më 19 gusht 2025 dhe bëjnë pjesë në ndihmën e përgjithshme prej 75 milionë eurosh që Bashkimi Evropian ka ofruar deri tani për sektorin energjetik në Kosovë.

Kjo mbështetje ka sjellë rezultate konkrete: mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, më shumë se 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, ndërsa mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, theksohet në njoftim.