13:43 / E Martë, 31 Tetor 2023 / S Z

BE-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka folur për masakrimin e Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit.

Ai tha se Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve në gaza, transmeton Klankosova.tv.

“I tmerruar nga masakrimi i Shani Louk, një shtetas gjermano-izraelit, nga Hamasi. Vdekja e saj është një ilustrim i barbarisë së terroristëve të kryer kundër qindra qytetarëve izraelitë dhe ndërkombëtarë. BE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve në Gaza”, tha Borell në një postim në X, transmeton Klankosova.