BE-ja miraton vaksinën kundër variantit Omnicorn

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka bërë të ditur se është miratuar kundër variantit Omnicron, të Covid-19.
Vaksinimi rekomandohet për personat e moshës 12 vjeç e lart.
“Ky rekomandim do të zgjerojë më tej arsenalin e vaksinave të disponueshme për të mbrojtur njerëzit kundër COVID-19 ndërsa pandemia vazhdon dhe valë të reja infeksionesh priten në sezonin e ftohtë”, thuhet në njoftimin e EMA-së.
Vaksina kundër këtij variant është e kompanisë BioNTech/ Pfizer.
Po ashtu, vaksina e miratuar tani është e ashtuquajtur vaksinë bivalente, e cila është krijuar për të mbrojtur si kundër formës origjinale të virusit korona, dhe kundër varianteve BA.4 dhe BA.5.
Deri tani në BE qytetarët janë vaksinuar me vaksina kundër koronës që ishin miratuan rreth 20 muaj më parë. Edhe ato vaksina ofrojnë mbrojtje kundër variantit Omicron.
Kujtojmë, se në Kosovë ka filluar të merret edhe doza e katërt e vaksinës kundër Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej janë dhënë 1.749 doza, ndërsa nga doza e parë, 904.207.
Ani pse vaksinimi po vazhdon ende, në ditën e sotme nuk ishte dhënë asnjë dozë./Indeksonline/