75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 05 Maj 2026 / MSH1

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Anitta Hipper, ka deklaruar se Unioni mirëpret propozimin për armëpushim në Ukrainë.

Sipas Hipper, propozimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është i mirëpritur për BE-në që mbështet paqen, transmeton IndeksOnline.

“Rusia nuk i ka ndaluar vrasjet që nga viti 2022, duke mos respektuar kurrë asnjë armëpushim. Ukraina pranoi një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar që nga marsi i vitit 2025 si një hap drejt negociatave të vërteta. BE-ja mbështet paqen e drejtë dhe të qëndrueshme” shkroi Hipper.

Të hënën, Rusia dhe Ukraina shpallën armëpushime të njëanshme përpara përkujtimeve të mbajtura nga Rusia për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë.

Rusia tha se do të mbajë një armëpushim më 8 dhe 9 maj dhe kërcënoi me një “sulm masiv me raketa” në qendër të Kievit, nëse Ukraina e shkel armëpushimin.

Por, Kievi njoftoi se do të respektonte një armëpushim të pacaktuar nga mesnata e 6 majit dhe se Ukraina do të vepronte “simetrikisht” që nga ajo pikë e tutje.