BE-ja nisë fushatën me “pasaporta të vaksinave”, shumë kritik e shohin si diskriminuese

Pas një viti kufizimesh, evropianët shpresojnë me padurim për udhëtime pa karantinë këtë verë. Të ënjtën, Bashkimi Evropian ka nisur fushatën e saj të regjistrimit të banorëve të vetë me “çertifikatën digjitale të COVID-19”, e cila shpreson se do të lehtësojë udhëtimin rreth Evropës (megjithëse vendet individuale në fund të fundit do të përcaktojnë kufizimet e tyre).
Banorët e BE-së (dhe ata të vendeve jo-anëtare të Shengenit) mund të aplikojnë për leje nëse janë vaksinuar, janë rikuperuar nga COVID-19 ose ka një test negativ të COVID-19.
Mirëpo, ka shqetësime në lidhje me këtë plan të BE-së, raporton The Economist.
Njëra është se është diskriminuese. Përfshihen vetëm katër vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë disa vende evropiane kanë zgjedhur të tjerët, përfshirë Hungarinë, e cila ka administruar vaksinën ruse “Sputnik V”.
Kritikët shqetësohen gjithashtu se është e rrezikshme.
Askush nuk e di se sa zgjat mbrojtja nga vaksinat dhe mbetet shumë e panjohur për variantet e reja. E megjithatë, BE-ja është e dëshpëruar të ndihmojë ekonomitë e dëmtuara nga pandemia duke rritur turizmin.