75 Mall Live Search
12:19 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / A. M.

BE-ja përshëndet shkatërrimin e rezervave të armëve kimike nga ShBA-ja

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur lajmin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur kompletimin e shkatërrimit të rezervave të armëve kimike.

Kjo është arritur më 7 korrik, përpara se të përfundonte afati që ka qenë shtatori i këtij vitit.

“Kompletimi i shkatërrimit shënon një të arritur të madhe për zbatimin e Konventës për Armët Kimike, 25 vjet pas hyrjes së saj në fuqi”, thuhet në qëndrimin e BE-së.

BE-ja thekson se do ta vazhdojnë mbështetjen e saj politike dhe financiare në zbatim të konventës dhe do të fokusohet në parandalimin e rishfaqjes së armëve kimike.