BE-ja pritet t’i jap sot “shuplakë” pro rusit-serbit, Milorad Dodik

Parlamenti Evropian, në seancën e sotme, duhet të shqyrtojë situatën në BeH, por edhe sanksionet ndaj anëtarit të Presidencës së BeH, Milorad Dodik.
Sipas BE-së, Bashkimi do të përdorë të gjitha instrumentet, përfshirë sanksionet, për të kapërcyer krizën politike, por masat e forta kërkojnë që të gjithë të votojnë pro, transmeton Indeksonline

“Në janar, Këshilli i Ministrave të Jashtëm diskutoi për BiH-në dhe më pas thamë se BE-ja është e gatshme të zbatojë të gjitha instrumentet, duke përfshirë sanksionet për të kapërcyer krizën politike. Mirëpo, për çdo sanksion është në dorën e shteteve anëtare që të vendosin me konsensus dhe ne kurrë nuk do t’i komentojmë këto diskutime derisa të merret një vendim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.
Institucionet e Brukselit janë shumë të shqetësuara për situatën në BeH – tha Stano.
Ai thekson se Bashkimi Evropian dënon të gjitha hapat e njëanshme që cenojnë integritetin e vendit dhe u bën thirrje të gjithë akterëve të veprojnë në mënyrë konstruktive.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq, thotë se pas situatës në Ukrainë, të gjithëve e kanë të qartë se ka solidaritet mes zyrtarëve evropianë për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë. /Indeksonline/