75 Mall Live Search
14:59 / E Martë, 24 Qershor 2025 / S Z

BE-ja teston Urën e Ibrit

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe inspektimeve teknike nga ekspertët e Bashkimit Evropian.

Krahas saj, po testohen edhe strukturat përreth urës, me qëllim vlerësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së saj, njofton Klankosova.

Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.

Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.

Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim për makina që nga lufta e këndej.