75 Mall Live Search
14:04 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / MSH1

BE-ja vazhdon të investojë në renovimin e ndërtesave publike në Kosovë

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla, do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë të financuar nga BE-ja.

Ky investim do të bëhet nën kornizën WBIF – Western Balkans Investment Framework, transmeton IndeksOnline.

Investimi prej 5 milionë eurove, që kombinon një grant të BE-së me një hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), do të përmirësojë kushtet e kujdesit shëndetësor dhe të mësimdhënies, do të rrisë efiçiencën e energjisë, do të ulë ndotjen e ajrit dhe do të gjenerojë kursime afatgjata për buxhetet publike.

Hubert Perr, shefi i seksonit të bashkëpunimit i BE-së në Kosovë, mori pjesë në nënshkrimin e kontratave për punët nga Komuna e Prizrenit.

Në dhjetor të 2025-tës, kontrata të ngjashme të financuara nga BE-ja për 20 ndërtesa publike në Prishtinë u nënshkruan nën të njëjtin program.