75 Mall Live Search
12:19 / E Martë, 12 Gusht 2025 / Pranvera Musa

BE-ja vlerëson modernizimin e Doganës së Kosovës

Të martën ka diplomuar gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefit të BE-së në Kosovë, përgëzoi doganierët e sapozgjedhur dhe vlerësoi progresin e arritur nga ky institucion në reformimin e praktikave të saj të rekrutimit dhe të operacioneve.

“Duke mbledhur 65.5% të të ardhurave tatimore, Dogana e Kosovës ka rëndësi thelbësore për stabilitetin financiar të Kosovës. Me ndihmën teknike të BE-së, Dogana e Kosovës po bëhet më efikase, transparente dhe një organizatë moderne e gatshme për t’u përballur me sfidat e ardhshme”, tha Palatova.