07:33 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

BE ka eksportuar mbi një miliard vaksina deri më tani

BE eksportoi më shumë se një miliard doza të vaksinave kundër Covid-19 gjatë 10 muajve të fundit, njoftoi të hënën, 18 tetor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha se dozat iu dhanë më shumë se 150 vendeve, kështu duke u bërë eksportues më i madh i vaksinave Covid-19 në botë, transmeton Indeksonline.

Von der Leyen theksoi gjithashtu se 87 milion nga dozat ishin siguruar përmes Covax, programit të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila mbështet qasjen në vaksina në vendet më të varfra.

Përveç eksporteve, von der Leyen njoftoi se BE do të dhurojë 500 milionë doza shtesë për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, shkruan euobserver.

Ajo tha se samiti i javës tjetër i G20 do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar këtë çështje./Indeksonline/