11:47 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

BE kërkon dialog në mes Spanjës dhe Katalonjës

Komisioni Evropian i bëri thirrje Spanjës të fillojë dialogun me Kataloninë, duke thënë se dhuna nuk është zgjidhje.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë lojtarëve relevant që tani të lëvizin shumë shpejt nga konfrontimi në dialog. Dhuna kurrë nuk mund të jetë një instrument në politikë”, tha zëdhënësi kryesor i ekzekutivit të BE-së Margaritis Schina

Gjithashtu ai shtoi, se presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri spanjoll Mariano Rajoy do të besedojnë më vonë gjatë ditës për gjendjen aktuale në Spanjë

Schina poashtu theksoi se nëse Katalonja do të shkëputet nga Spanja, nuk do të jetë pjesë e BE-së, pasi duhet të aplikojë për t’u bashkuar në organizatën evropiane. Mirëpo, pa një marrëveshje nga Madridi, ai përsëriti se BE nuk do ta njohë këtë veprim.

“Sipas kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonja nuk ishte i ligjshëm. Për Komisionin Evropian, siç ka përsëritur edhe kryetari Juncker, kjo është një çështje e brendshme për Spanjën që duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues në Spanjë”, tha ai./AktivPress