BE kërkon heqjen e taksës, gjersa në Prishtinë sot ka të alivanosur nga radhët e gjata për viza
Një person ka humbur sot ndjenjat tek Ambasada e Gjermanisë, për shkak të pritjeve të gjata.
Dëshmitarët për Indeksonline thonë se bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, e cila nuk ka mundur t’i përballojë pritjeve të gjata, duke u rrëzuar kështu në mes të turmës.
Sipas të njëjtëve, para Ambasadës së Gjermanisë është tollovi e madhe e qytetarëve që po presin në radhë për të marrë përgjigjet për vizat.

Nga pamjet shihet se ambulanca ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë personin në fjalë për ta dërguar për trajtim.
Ndryshe, duhet cekur se Bashkimi Evropian po kërkon heqjen e taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe, përderisa qytetarë të shumtë të Kosovës po ballafaqohen me probleme të shumta për marrjen e vizave./Indeksonline/