07:41 / E Enjte, 29 Gusht 2019

BE-ja kërkon nga Britania të paraqesë një propozim për Brexit-in

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Britania e Madhe që të paraqesë sa më shpejt propozimin konkret për Brexit.

Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, duke rikujtuar se data ideale për Brexit është 31 tetori, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së sa më shpejt një propozim konkret.

Ajo u shmang që të komentoj kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson që të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, duke e përshkruar këtë si punë e brendshme e Britanisë së Madhe.