06:19 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

BE mbështet auditimin në Kosovë

Zyra e BE-së dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës sot organizojnë ceremoninë e fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Zhvillimi i kapaciteteve profesionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit e Kosovës lidhur me auditimin e ndërmarrjeve publike”.

Ky projekt do të zhvillojë qasjen e përgjithshme të auditimit lidhur me kontabilitetin akrual dhe do të hartojë dokumente relevante në lidhje me auditimin e ndërmarrjeve publike (NP), e me këtë duke avancuar aftësitë dhe kapacitetet e auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit e Kosovës në auditimin e NP-ve në Kosovë.

Projekti i financuar nga BE, me vlerë prej 200.000 euro, do të zbatohet me Institucionin Kombëtar të Auditimit të Polonisë si partner i binjakëzimit