75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ligji për Financimin e Partive, BE mbështet protestat e shoqërisë civile

Shefi i Zyrës së BE-së / PSBE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë kanë lëshuar një deklaratë përmes faqes së tyre zyrtare në lidhje mbi Projektligjin e Fincancimit të Partive Politike.

Sipas kësaj deklarate protestat e djeshme nga organizatat e shoqërisë civile në Prishtinë kundër amendamenteve të projektligjit për financimin e partive politike janë një kujtesë e rëndësishme për nevojën e përgjegjësisë reale, mbikëqyrjes, transparencës dhe zbatimit efektiv, përcjellë Indeksonline.

Partitë parlamentare duhet të marrin parasysh kërkesat e shoqërisë civile për të siguruar që ky ligj është në përputhje me opinionin ligjor të Komisionit të Venecias dhe me këtë qëllim është diskutuar në Komitetin Ad Hoc për Forcimin e Procesit Zgjedhor. BE e mbështet fuqimisht këtë. Kjo është një reformë kyçe nën axhendën evropiane të reformave, një rekomandim i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të BE dhe është theksuar në mënyrë të përsëritur në raportin tonë vjetor të Kosovës”.

Më tutje shkruhet se BE ka ngritur shqetësimet e veta me Kuvendin dhe Qeverinë, duke përfshirë në takimin e fundit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim të BE-së në Kosovë mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë.

Përpjekjet në Kuvend për të minuar ligjin ngrenë shqetësime serioze. Kuadri ligjor dhe institucional për kontrollin financiar të partive politike duhet t’i përmbahet standardeve të larta. Struktura institucionale në qendër të legjislacionit, përkatësisht Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duhet të jetë i pavarur nga përfaqësuesit e partive politike në bordin e KQZ-së në zbatimin e mandatit të tyre, buxhetit dhe stafit të tij , dhe vendimmarrjes. Një pavarësi e tillë është thelbësore për funksionimin e duhur të këtij trupi dhe duhet të kërkohet rreptësisht nga ligji”./Indeksonline/