75 Mall Live Search
15:24 / E Premte, 14 Qershor 2024 / S Z

BE me thirrje për Kosovën dhe Serbinë të zbatojnë marrëveshjet

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga hapat e pakoordinuar dhe të njëanshëm dhe të zbatojnë marrëveshjet që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Rtv21 rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, të para një viti, për të ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë, tha se të dyja palët duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritra në dialog.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës erdhi pas rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga policia serbe, në pjesën veriore të Kosovës.

“Qëndrimi i BE-së është se të dyja palët, çfarëdo që bëjnë, duhet t’i përmbahen marrëveshjeve të arritura në dialog. Duhet të përmbahen nga hapat e pakoordinuar dhe të njëanshëm si dhe duhet të përqëndrojnë çdo gjë që bëjnë në zbatimin e marrëveshjeve në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai