14:51 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

BE mirëpret miratimin e organizimit të MAST-it, përgëzon ministrin Bytyqi

Mënyra e organizimit të ri të MASHT-it është pritur mirë edhe nga Bashkimi Evropian.

Kështu thuhet në postimin e bërë të zyrë së kësaj të fundit në Kosovës, ku përgëzohet ministri Bytyqi për këtë vendim.

Më tej në këtë postim thuhet se kjo reformë pritet të sjell rezultate pozitive në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“BE mirëpret miratimin e organizimit të ri të MASHT-it dhe përgëzon Ministrin Shyqyri Bytyqi për vendimin e tij të shpejtë për ta zbatuar atë. Shpreson që reforma të vazhdojë dhe të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar vonesa të mëtejshme në përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar cilësinë e arsimit” thuhet në këtë postim./Indeksonline/