15:08 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

BE-ja, alokon 900 milionë euro për ndihmë humanitare në të gjithë botën

Komisioni Evropian miratoi një buxhet fillestar për ndihmë humanitare në vitin 2020 prej 900 milionë eurosh.

BE-ja është donatori kryesor i ndihmës humanitare në botë dhe po ndihmon njerëzit në më shumë se 80 vende, tha komisioni.

Nga buxheti i përgjithshëm humanitar për këtë vit, BE-ja do të alokojë 400 milionë euro për programet në Afrikë.

Ndihma posaçërisht ka të bëjë me ata të prekur nga konflikti i gjatë në Republikën e Kongos, vendet e goditura nga uria e Afrikës Qendrore dhe shpërnguljet nga Sudani i Jugut, Afrika Qendrore dhe Çadi.

Për Lindjen e Mesme, BE-ja do të japë 345 milionë euro nga buxheti humanitar për të adresuar krizën në Siri dhe në Jemen.

BE-ja, gjithashtu caktoi 111 milionë euro për të vazhduar ndihmën ndaj të prekshmëve në krizën e Venezuelës, sipas Komisionit Evropian.