75 Mall Live Search
16:41 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / L K

BE padit Spanjën, Qipron, Poloninë, Portugalinë për moszbatimin e taksës së korporatave

Komisioni Evropian ka paditur Spanjën, Qipron, Poloninë dhe Portugalinë për moszbatimin e rregullave që synojnë të sigurojnë një nivel minimal global të taksimit për kompanitë shumëkombëshe.

Të katër vendeve iu kërkua të zbatonin ligjet e nevojshme deri në fund të vitit 2023, tha Komisioni, duke shtuar se ata nuk e kishin njoftuar atë për ndonjë hap të tillë./abcnews.al/

Ministrja spanjolle e buxhetit, Maria Jesus Montero tha se Spanja ishte një “pioniere” në shtytjen për një taksë minimale për kompanitë shumëkombëshe dhe do të përmbushte kërkesat e BE-së në muajt e ardhshëm, me parlamentin që pritet të miratojë legjislacionin e ri deri në fund të vitit.

“Ne kemi një rregullore që aktualisht përfshin taksën 15 për qind… por ka gjëra të tjera që duhet të inkorporohen, të cilës i referohet Komisioni”, tha ajo.