BE: Procesi zgjedhor ishte i qetë me disa incidente të vogla
Misioni i Vëzhguesve të BE-së ka dhënë vlerësimet për procesin e balotazhit që u zhvillua më 19 nëntor në 19 komuna.
Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle, ka thënë se këto ishin zgjedhje me konkurrencë të fortë dhe që u zhvilluan në atmosferë të qetë.
“Në vërejtëm tension në disa komuna ku garuesit akuzuan njëri-tjetrin psh në Gjakovë dhe Mitrovicën Jugore”, tha Peterle në një konferencë për media.
“Tensionet që i vëzhguan apo që i vërejtën vëzhguesit tanë në Mitrovicë dhe Gjakovë, nuk na lejon që të spektolojmë për rezultatin e zgjedhjeve”.
“Kemi qenë të kënaqur që nuk kemi vërejtur ndonjë incident të veçantë”.
“Ngjashëm ndodhi edhe në Partesh që kandidatët akuzuan njëri-tjetrin për blerje të votave. Por dita kaloi pa incidente”.
Petrele tha se mediat ofruan mbulueshmëri të mjaftueshme dhe të balancuar për të gjitha partitë.
Ai tregoi se misioni i BE-së ka vizituar 292 vendvotime dhe tha se numërimi i votave është zhvilluar në mënyrë transparente.
“Megjithatë disa gjëra në këtë drejtim duhet të përmirësohen – poashtu qasja për personat me aftësi të kufizuara ka qenë e vështirë”.
“Vlerësimet tona do të kenë kuptim nëse vetëm gjetjet tona dhe rekomandimet merren parasysh dhe te imlemetnohen”.