75 Mall Live Search
13:44 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

BE-ja propozon datën për rihapjen e kufijve

Komisioni Evropian sot ka dalur me rekomandim konkret për rihapjen e kufijve në Ballkan dhe shtetet e BE-së.

Propozimi i Komisionit është që kufijt në Ballkan të hapen nga data 1 korrik, shkruan Indeksonline.

Poashtu, në propozim është kërkuar që të hiqen të gjitha kufizimet për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Në kërkesë është përfshirë edhe rekomandimi për hapjen e përfaqësive diplomatike e konsullore për dhënien e vizave./Indeksonline/