14:20 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

BE rrit në mënyrë drastike importet e gazit nga SHBA

Bashkimi Evropian do të kërkojë të rrisë importin e gazit të lëngshëm natyror (TPG) nga Shtetet e Bashkuara në 20 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2023, që është më shumë se dy herë më i lartë se niveli 2018, tha sot Komisioni Evropian.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në korrik të vitit të kaluar, në një takim me presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, se ai nuk do të futë detyrimet doganore mbi makinat nga BE, si pjesë e përpjekjeve të të dy palëve për të përmirësuar lidhjet ekonomike dhe përpjekjet amerikane për të rritur eksportet e TPG.

Komisioni Evropian, i cili koordinon politikën tregtare të 28 shteteve anëtare, njoftoi sot se importi i TPG-së të SHBA që nga ajo kohë është rritur ndjeshëm dhe se tejkalon vetëm 1.4 miliard metra kub në muajin mars.

“Bashkimi Evropian është gati të lejojë import më të lartë të gazit natyror të lëngshëm nga SHBA, nëse kushtet e tregut janë të përshtatshme dhe çmimet janë konkurruese,” tha komisioni.