BE-së i kërkohet urgjentisht të miratoj “pasaporta” që vërtetojnë se jeni i vaksinuar për Covid19

Greqia dhe Austria po u kërkojnë shteteve të tjera të BE-së të miratojnë “pasaporta” të vaksinimit kundër koronavirusit që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit të goditur në Evropë, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.
Ideja e një dokumenti të tillë, që ka të ngjarë të jetë një certifikatë, do të ishte lejimi i atyre që janë vaksinuar të udhëtojnë lirshëm brenda BE-së.
Propozimi u paraqit gjatë një diskutimi virtual midis udhëheqësve të BE-së.
Por një pasaportë vaksine përballet me kundërshtimin e disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut.
Franca dhe Gjermania thonë se dokumente të tilla mund të jenë të parakohshme, sepse të dhënat mbi efikasitetin e vaksinave në parandalimin e një personi nga bartja ose kalimi i virusit janë të paplota.
Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se mundësimi i një pakice të vaksinuar të gëzojë udhëtime të huaja, ndërsa të tjerët, të tillë si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për inokulimin, vazhdojnë të përballen me kufizime do të ishin diskriminuese.
Një ndërlikim i mëtejshëm është përhapja e shpejtë e varianteve më ngjitëse Covid- format angleze, afrikano-jugore dhe braziliane dhe mundësia e mutacioneve në të ardhmen./IndeksOnline/