12:51 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

BE-ja s’e pranon, Rusia hap krahët: Shqipëria të vijë në bashkimin tonë ekonomik

Pas bllokimit të çeljes se negociatave për anëtarësim në BE nga Franca, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore i mbërriti një ftesë nga Moska, per t’iu bashkuar Unionit Ekonomik Euraziatik.

Thirrja është bërë nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasiatik në Verona të Italisë.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do ta gjejnë më shpejt mirëkuptimin në unionin tone sesa në BE”, theksoi diplomati rus.

“Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, por shpresat e tyre janë ngrirë nga Brukseli mund të kenë më shumë benefite në EEU, shtoi diplomati.

Bjellorusia është i vetmi vend europian që po merr pjesë në unionin e drejtuar nga ruset. Analistë të cështjeve politike si si Artan Muhaxhiri vlerësojnë se arsyetimet e disa vendeve të Bashkimit Evropian për mospërkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë ndryshuar me kohën. Në disa raste thotë ai, ato mund të jenë të bazuara në fakte, por në disa të tjera kanë thjesht bazë të pastër politike.

Sa i përket Shqipërisë, analisti mendon se refuzimi dhe këmbëngulja e Francës mund të jetë e mbështetur në interesat e brendshme të presidentit Macron, i cili synon të përfitojë nga elektorati i djathtë, që është kundër emigracionit dhe një kundërshtar i ashpër i procesit të zgjerimit.