16:45 / E Martë, 11 Qershor 2024 / MSH

BE siguron 40 milionë vaksina kundër gripit të shpendëve

Bashkimi Evropian ka siguruar vaksinat për t’u përgatitur për përhapjen e mundshme të gripit të shpendëve tek njerëzit.

Komisioni Evropian ka blerë së bashku 665,000 mijë doza vaksinash para-pandemike dhe ka siguruar edhe 40 milionë doza të tjera për katër vitet e ardhshme, shkruan Euronews.

Raste me gripin e shpendëve janë raportuar në ferma anembanë globit, transmetimi te njerëzit është ende i rrallë dhe i kufizuar në ato që janë në kontakt të ngushtë me kafshët e infektuara dhe hapësirat e kontaminuara.

Një nga raportimet e fundit vjen nga Meksika, ku një burrë 59-vjeçar vdiq më 24 prill pasi u infektua me gripin e shpendëve H5N2, duke konfirmuar infeksionin e parë njerëzor me këtë lloj virusi.

Katër raste të tjera janë raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2022, tre prej tyre që nga fillimi i këtij viti, të gjitha në mesin e punëtorëve të fermave të qumështit.