75 Mall Live Search
07:49 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

BE siguron 405 milionë doza vaksine nga firma gjermane

Komisioni Evropian, do të autorizojë një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike gjermane “Curevac” për deri në 405 milionë doza vaksinash, nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efikase, njoftoi presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

“Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë Evropën. Na duhet një vaksinë e sigurt dhe efikase për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, deklaroi ajo.

“KiE dhe Banka Europiane e Investimeve tashmë i kishin siguruar fondet për kompaninë në fillim të këtij viti”, qartësoi Von der Leyen.

Kjo është kontrata e pestë që komisioni ka negociuar.

Organi ekzekutiv i BE-së, që negocion në emër të vendeve të bllokut, është gjithashtu në bisedime me kompaninë “Moderna”.