Behgjet Pacolli bie në kontakt me personin që ndihmoi Policinë për kapjen e Dardan Krivaqës

Ashtu siç premtoi, duket se edhe do ta realizoj.
Deputeti kosovar, Behgjet Pacolli sot gjatë ditës premtoi shpërblim për këdo që ndihmon Policinë për kapjen e Dardan Krivaqës, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Krivaqa u kap sot me ndihmën e një qytetari që lajmëroi Policinë e Kosovës pasi e pa në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Këshilltari i tij, Naim Murseli, ka bërë me dije se Pacolli ka rënë në kontakt me personin që e lajmëroi policinë për ta kapur të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqën.
Por, qytetari ka refuzuar çdo lloj shpërblimi.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, u shprehë ai./Indeksonline/