75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 02 Mars 2023 / AR

Beati zbulon si gjeti orën në shtëpinë e Big Brother

I ftuar në “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Pirro Beati. Ai ka treguar gjithçka rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme.

Beati arriti që në shtëpinë e Big Brother të gjejë mënyrën e zgjuar për të vendosur orën dhe për të pasur edhe një sens orientimi rreth kohës, një gjë kjo që arriti të mbahej sekret mes Luizit dhe Nitës.

Beati zbulon si gjeti orën në shtëpinë e Big Brother

Beati: Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja një mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin orë. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim çerek ore, 20 minuta sepse nuk e dija fiks por e kisha të paktën një orar. Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. Problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.