75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Beatrix bën veprimin e papritur ndaj reperit shqiptar

Në vitin 2019 këngëtarja Beatrix Ramosaj u përfol gjatë për një lidhje dashurie me reperin shqiptar që jeton në Londër, Escobars.

Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por lidhja nuk u konfirmua kurrë nga asnjëri dhe ngeli në kuadrin e një “thashethemi”.

Së fundmi, Beatrixa e ka rikthyer sërish në vëmendje reperin, me anë të një postimi në Instastory.

Ajo ka publikuar projektin e tij më të ri në formë mbështetjeje. Këngëtarja e ka quajtur “shok” për të shmangur keqkuptimet në rrjet.