Beatrix dhe Eugenti po vijnë me duet

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.
Por, së fundmi, ajo po vjen me një këngë të re, kësaj radhe në duet, shkruan Indeksonline.
Përmes një fotografie të hedhur në Instagram, dyshja shihen duke xhiruar klipin e ri.
“A ju kam munguar” ishte pyetja që ajo ia parashtroi ndjekësve të saj.
Dyshja nuk treguan ndonjë detaj të këngës, as kur do lansohet ajo./Indeksonline/