Beatrix edhe pas mesnatës iu qëndron afër të prekura nga tërmeti, strehon një familje
Të gjithë në mënyra të ndryshme po mundohen të iu dalin në ndihmë familjeve që u preken nga tragjedia në Shqipëri.
Në mesin e tyre as Beatrix Ramosaj nuk ka kursyer asgjë nga vetja për tu qëndruar afër banorëve që kanë nevojë për strehim, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja e njohur madje edhe në mesnatë së bashku me disa vullnetar ka strehuar dhe furnizuar me mjete të nevojshme në Farkë.
“Në aksion edhe pas mesnatës, në ndihmë të një familje në Farkë.
U munduam që tju sajonim një vend më të sigurt, të ngrohtë e me dashuri të madhe”, ka shkruar ajo sipër videos së publikuat./Indeksonline/