12:00 / E Diele, 11 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Beatrix i qon të ‘fala’ Afrim Muqiqit

Këngëtarja, Beatrix Ramosaj, natën e mbrëmshme ishte e ftuar në një dasmë.

Teksa po u argëtonte, ajo mori mikrofonin dhe ja tha këngës.

Duke kënduar ‘live’ disa këngë , njëra prej të cilave ishte ‘’Dadushi’’ i Afrim Muqiqit.

‘’Nuk bëhet shyhret pa e këndu Afrim Muqiqin. I preferuari im’’, ka shkruar Triksa brenda videos.

Këngëtarja ka bërë të ditur se legjenda e muzikës shqipe, Afrim Muqiqi është këngëtari i saj i preferuar/IndeksOnline/