12:36 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Beatrix me poza të reja provokuese

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Beatrix ka publikuar imazhe e video të ndryshme nga pushimet luksoze, e herë pas here nuk ka munguar as me ndonjë thënie apo mesazh thumbues.

E njëjta ka shpërndarë dy imazhe të reja së fundmi, në të cilat ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese duke vënë në pah linjat trupore.

“Unë meritoj më shumë ”, ka qenë përshkrimi që u ka vënë fotografive.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e Trixës, duke e mbështetur atë.

Këngëtarja duket se po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor, për të cilin ka bërë disa paralajmërime.