Beatrix në bashkëpunim me Dafina Zeqirin?

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ngriti dyshimet se mund të jetë duke sjellë një tjetër projekt muzikor, madje fansat dyshuan se mund të jetë një dedikim ndaj ish të dashurit të saj, aktorit Donald Veshajt.
Vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, konfirmoi se ish-banorja e BBV së shpejti do të sjellë një këngë të re, pas komentiti që la në postimin e saj: Kush është gati per këngën e re t’Trixës”
Këngëtarja mori sërish vëmendje me një foto-album të postuar më pas, në llogarinë e saj në Instagram.
“Unë meritoj më shumë”, shkruan ajo bashkëngjitur me fotot.
Sërish, seksioni i komenteve në postimin e saj ka zbuluar detaje të reja rreth këngës që Beatrix po planifikon të sjellë.
Me sa duket kësaj here këngëtarja do të sjellë një bashkëpunim me çiftin e njohur Dafina Zeqiri dhe Dj Geek.
Ja çfarë shkruajnë Beatrix-Dafina-Dj Geek në komente:
“Se ti, ti, ti,…”, shkruan Dj Geek ndërsa Beatrix përgjigjet: Më shumë se ti, ti, ti.
Nga ana tjetër Dafina Zeqiri shkruan një tjetër frazë: “Se zemra gabon por dikur e gjej dikë që…”
Ndërkohë Beatrix përgjigjet: Ndoshta mua më do më shumë se ti…
