16:50 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Beatrix Ramosaj flet pas infektimit me Covid: Shtova në peshë

Beatrix Ramosaj tregoi para pak javësh, përmes një InstaStory tregoi se ishte infektuar me COVID-19.

Ndërsa, para disa ditësh, këngëtarja e njohur pas shërimit doli nga karantina, por tashmë ajo përballet me një sfidë tjetër, e që është pesha e saj.

Covid më ka futur në depresion sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë të ndihem vetvetja përsëri, por shëndeti i pari, hap pas hapi.” 

Gjatë verës, fakti që ajo shkonte nëpër evente dhe festa pa marrë masat e duhura kundër virusit vdekjeprurës ishte tepër shqetësues dhe një shembull jo i duhur për ndjekësit e saj. Së fundmi ajo nuk ishte shumë aktive nëpër rrjete dhe nuk postonte më aq shpesh sa më parë, kjo gjë lindi dyshime nëse po punonte për ndonjë projekt apo ka diçka tjetër.

Por më pas këngëtarja, me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka konfirmuar se ka qenë me Covid-19 dhe se ka qenë në karantinim.
Sipas shkrimit në foton e saj, ajo ka zbuluar se dhe një ditë mund të dalë nga karantina e të vazhdojë projektet e saj muzikore për të cilat është shprehur se mezi po pret, pasi të jesh e sëmurë me Covid, e ke të vështirë dhe të zbresësh shkallët.