75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Beatrix Ramosaj gati për një tjetër këngë

Ajo vetëm dy javë më parë solli projektin e fundit të titulluar “Ma shumë se ti”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, e cila duket se ka nisur punën për një tjetër këngë, shkruan indeks online.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të fundit të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Trixa është shfaqur në një studio muzikore dhe duket se po punon me reperin Elinel.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo duke etiketuar bashkëpunëtorët në mesin e tyre edhe Kico Beats. /Indeks Online/