Beatrix Ramosaj publikon një video duke qarë, ka një arsye të dhimbshme
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është duke u përballur me një sfidë aspak të këndshme.
Nëna e saj, Antigona, është diagnostikuar me kancer, shkruan IndeksOnline.
Pas një dedikimi tejet emocional dje, ku Trixa u shpreh se ndjehet krenare për të ëmën dhe forcën që ka, ajo sot ka shpërndarë një video duke qarë.
“Duke u përpjekur të jem e fortë për gruan që ka qenë e fortë për mua gjithë jetën time.
Disa ditë buzëqeshja mban… dhe disa ditë lotët vijnë gjithsesi.
Gjithçka për ty, mami” ka shkruar ajo në videon e publikuar.

