Beatrixi pozon pranë tortës së ditëlindjes, sot mbushë 26 vite

Beatrix Ramosaj njihet si një femër tejet atraktive, e cila shquhet për bukurinë dhe linjat e saj trupore.
Këngëtarja e talentuar shqiptare kohëve të fundit nuk është angazhuar me projekte të reja muzikore, por që ka qenë mjaft aktive vazhdimisht me paraqitjet e saj nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Beatrix sot feston ditëlindjen, me ç’rast mbushë 26 vite.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet pranë tortes së ditëlindjes.
Edhe në këtë rast ajo nuk ka harruar të vë në pah linjat e saj trupore, duke marrë vëmendje të madhe nga të gjithë.
Gjithashtu ajo ka marrë shumë urime edhe nga personazhe të njohura të skenës muzikore shqiptare. /IndeksOnline/

