75 Mall Live Search
22:36 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Bebe me kërkesë për fansat: Jo më telefona në fytyrën time

Bebe Rexha u rikthye në skenë vetëm dy ditë pasi u godit në fytyrë nga një telefon që i hodhi një burrë nga audiencë.

Këngëtarja 33 vjeçare, kishte një fashë mbi sy gjatë performancës të së martës mbrëma – koncerti i saj i parë që nga incidenti.

Ndalesa e saj e fundit e turneut u zhvillua në ‘The Fillmore’ në Filadelfia, Pensilvani, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha bisedoi me turmën gjatë koncertit të saj, duke u thënë atyre: “Vetëm ju lutem nuk ka telefona në fytyrën time sonte, ju lutem”.

Videoja e shpërndarë nga fansat në rrjetet sociale, tregon momentin kur ajo i drejtohet publikut me këtë kërkesë.

Në klip, Bebe pyet nëse një anëtar i stafit të saj mund të pastrojë sendet në skenë ndërmjet këngëve ndërsa ajo pinte ujin e saj në një gotë vezulluese. “A mund të kemi dikë që ta pastrojë këtë. Unë pothuajse e hëngra tri herë. Do ta shtyj pak”, tha ajo ndërsa i largoi sendet nga qendra e skenës.

“Nuk mund të marr mavijosje tjetër”, tha 33-vjeçarja me shaka.

“A do të kemi një koncert të mirë sonte?”, pyeti Bebe audiencën, e cila shpërtheu me ovacione.

“Vetëm ju lutem asnjë telefon në fytyrën time sonte, ju lutem. Faleminderit Filadelfia” – tha ajo.

Bebe Rexha kishte një fashë mbi sy gjatë shfaqjes së saj, ndërsa kishte veshur një korse ari dhe fund nga materiali i ngjashëm me korsenë.