Bebe Rexha befason me deklaratën: Askush nuk vdes i virgjër
Bebe Rexha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vije me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore njihet për tekstet dhe videoklipet që çdo herë rrëmbejnë vëmendje dhe guximin që ka për të shpreh atë që e mendon përmes artit, shkruan Indeksonline.

Edhe në këngën e re që pritet ta publikoj së shpejti 29 vjeçarja padyshim do të jetë në qendër të vëmendjes.
Pak nga përmbajtja e teksti, Bebe e ka treguar përmes një statusi në ‘Twitter’’.

“Unë sapo kam shkruar këngën e re, e cila është e dorës së parë. Askush nuk vdes i virgjër sepse jeta na shkel të gjithëve”, ka treguar Bebe.
Kujtojmë që projekti i fundit i Bebe Rexhës është kënga ‘Last Hurrah’./Indeksonline/