75 Mall Live Search
17:02 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha dhuron performancë të ‘zjarrtë’: Po ndihna si engjëll!

Bebe Rexha ditë më parë ka lansuar projektin e radhës ‘Last Hurrah’ i cili përveç se u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares, ngjalli edhe reagime të shumta për shkak të skenave eksplicite.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka dhuruar një performancë të ‘zjarrtë’ në shoun e njohu ‘KellyandRyan’, shkruan Indeksonline.

Në një veshje bardhë e zi dhe më krahë engjëlli, 29 vjeçarja u shfaq tejet energjike në skenë.

“Po ndihem si engjëll këtë mëngjes derisa performova ‘Last Hurrah’, jam shumë e lumtur, shpresoj që ju ka pëlqyer’, ka shkruar Bebe Rexha.

Ndryshe, Bebe së fundi morri pjesë edhe në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’./Indeksonline/