75 Mall Live Search
21:00 / E Premte, 26 Gusht 2022 / A. M.

Bebe Rexha do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të jetë sivjet pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022.

Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që sivjet mbahet në “Prudential Center” të New Yerseyt, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e sivjetme në ngjarjen e madhe.

Bebe Rexha përndryshe është fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.